-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Rama ka hyrë në një realitet me hardhuca, nuk i intereson për pensionistët

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për humbje të kontaktit me realitetin, duke thënë se ai është futur në një “realitet me hardhuca dhe bretkosa” me Lul Bravën.

Berisha u shpreh se Rama ka ndërprerë çdo komunikim me qytetarët dhe nuk po kujdeset për pensionistët, pasi 57% e tyre marrin pensione të pjesshme.

“Rama ka ndërprerë çdo komunikim, sikur të ishte në një vend diktatorial dhe populli shumëzohet me zero. Sot paraqita programin më të mirë të jetës sime, krahasuar me atë që servir zhapa, hardhuca.

Të vërtetat nuk i fshehin dot as thellësitë e oqeaneve, as bërthama e tokës, kudo që të jenë do të dalin dhe shqiptarët do të marrin vesh se si po dalin ato vrullshëm, po merret vesh se njeriu i cili paraqitet nëpër samite me atlete të bardha e të kuqe, herë si sportist, e herë si zhgarravitës është një shpirt keq, diktator që nuk respekton asnjë parim e normë. Ulet me shishe sa 210 pensione në nja vakt, udhëton me avion dy vite 21 mln dollarë.

Pensionet do i rrisim siç kemi premtuar, sdo të ketë nën 200 euro, në fshat apo qytet kudo që të jetë.

Atij nuk ia ndjen, nuk i kërcet se i interesojnë sarajet, 57% e pensionistëve e marrin të pjesshëm, jo të plotë. Ky njeri është futur në një realitet zoologjik dhe idik me Lul Bravën, me reptilë. Servir hardhucë e bretkosa, tallje me të, mashtrime e gënjeshtar por 11 Maji po vjen. Shqiptarët do ti presin biletën.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit