Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka prezantuar programin e opozitës për bujqësinë, ku theksoi se pas 11 majit, Shqipëria do të dalë nga Ballkani i Hapur, një marrëveshje që, sipas tij, ka dëmtuar prodhimin bujqësor dhe blegtoral.
“Do subvencionojmë fermerët dhe do rritet fondi nga 0.5% e shpenzimeve buxhetore në 3.5% sa është niveli mesatar i rajonit. Mbrojtje sezonale e prodhimeve bujqësore Dalje e menjëhershme e Shqipërisë nga Ballkani i Hapur që po rrënon prodhimin bujqësor dhe blegtoral shqiptar dhe zbatimi i detyrimeve që rrjedhin nga procesi i Berlinit”, ishin pikat që renditi Berisha si pjesë e programit për bujqësinë.
Sipas tij “karta e ID do të jetë NIPT-i i fermerit. “TVSH do të jetë e njëjtë në shitje dhe në blerje. Paratë do shkojnë te fermeri dhe jo te grosisti. Do krijohet Agjencia e Studimit të Tregjeve dhe orientimit të fermerëve. Mbështetje me grante dhe kredi të buta për fermerët agropërpunues”.