Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar socialistët pas prangosjes së ish-zyrtarëve të PS-së nga SPAK, duke theksuar se kush devijon nga rruga e partisë dhe bën punë të padrejta mbas shpinës së PS-së, do të shkojë atje ku ka vendin.
Rama mbështeti tërësisht Prokurorinë e Posaçme dhe theksoi se procesi i arrestimeve është një hap i domosdoshëm, dhe PS është e angazhuar për të mbështetur drejtësinë.
“Ne dorëzuam shpatën për herë të parë drejtësisë. Tani ne duhet të ulim kokën për këtë? Përkundrazi përtej të gjitha lajthitjeve që mund të ketë ky proces, në thelb është proces historik, i domosdoshëm që do e mbështesim deri në fund.
Ata që s’do të kenë asnjëherë në dorë e shikojnë SPAK si të vetmen shpresë që të kapin ndonjë gjë, sepse ndryshe nuk kanë se si të luftojnë fare me ne.
E shohin si aleat për të bërë politikë opozitare, është normale, puna e tyre.
Bufi i kënetës bashkë me kënetën thonë do ta shkrijmë më 12 Maj. Ne jemi garantët për këtë dhe jemi shumë krenar, e kemi të qartë vijën: Kush është këtu për qëllimin e përbashkët është i nderuar, kush devijon nga rruga për qëllimin e përbashkët dhe përdor fuqinë që i jep populli përmes PS për të bërë punë jo të ndershme mbas shpinës tonë të shkojë atje ku ka vendin.
Është e thjeshtë, s’ka asnjë gjë për të pasur dyshime dhe dilema”