-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Renzi: Qendrat në Gjadër të shndërrohen në burgje për shqiptarët e dënuar në Itali

Kryesoret

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi propozoi që qendrat e emigrantëve në Gjadër të kthehen në burgje për të mundësuar që shqiptarët e dënuar në Itali të kalojnë dënimet pranë familjeve të tyre.

Ai kritikoi qeverinë Meloni për humbjen e 1 miliard eurove, që sipas tij, mund të ishin investuar në përmirësimin e kushteve për punëtorët italianë dhe pensionistët.

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi: Do ishte më e udhës që këtë qendra të shendoheshin në burgje për të bërë të mundur që shqiptarët që janë dënuar në Itali të kenë mundësi të jenë më afër familjes së tyre. Ajo që thuhet në Itali, është vetëm propagandë. Është propagandë e Giorgia Melonit, ajo është në influencere shumë e mirë.

Me këtë qendër ka thënë se ne do bllokojmë emigrantët po numrat në 2023 ishin më të mëdha se në 2015. S’ka të bëjë me kahet politike, unë shoh numrat. Qeveria italiane humbi gati 1 milordë euro, këto nuk janë paratë e demokratëve të majtëve të djathtëve, por të italianeve, të buxhetit të shtetit.

Unë mendoj që këto para nuk duhet të jenë në qendra emigrantësh në Shqipëri, por për klasën punëtor në Itali, për pensionet, rritjen e pagave. Nuk është arsye politike pse jam këtu, por për të dhënë një mesazh, qe qeveria me propagandë po humbet para, paratë e italianeve dhe kjo është skandaloze. Zgjidhja e vetme është që kjo qendër në një marrëveshje me Shqipërinë, t’i jepet Shqipërisë dhe të mirëpresë të burgosurit shqiptarë sot në Itali.

Ua kam thënë edhe miqve italianë, që të vendosen këtu të burgosurit shqiptarë. E kemi artikuluar dhe ne mediat shqiptare dhe Itali, Meloni ka thënë “po, pse jo”. Me kaq para në Itali mund të bëhen qindra qendra të tilla, pse nuk u ndërtuan në Itali, cili ishte motive. Shqipëria do të hyjë në BE, por ky është një mesazh që e largon Shqipërinë nga BE.

Matteo Renzi viziton kampin e Gjadrit pas marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit