Sekretari i Partisë së Lirisë Tedi Blushi në një deklaratë për mediat tha se pensionistët shqiptarë janë më të varfërit e kontinentit. Blushi u shpreh se sot pensionistët shqiptarët janë më të varfër edhe se në vitin 2013 kur erdhi rilindja në pushtet.
Sipas tij tij qeveria i ka borxh në muaj secilit pensionist në qytet mesatarisht 104 euro në muaj dhe në fshat 42 euro. Blushi nënvizoi se vota e pensionistëve me 1 maj do të jetë ndëshkuese për Edi Ramën dhe pë varfërinë që solli në 12 vite.
“Vota më 11 maj për koalicionin fitues “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është gjithashtu votë për miratimin me ligj të pensionit të 13-të.
Ne i jemi përulësisht mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë ndaj dhe nesër në qeverisje, prioriteti ynë madhor do të jetë indeksimi i plotë i masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.
Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore.
Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore. Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.
Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese. Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore, që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve.
Vota e pensionistëve shqiptarë për koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” është votë për rritjen e mirëqenies së tyre!”, tha Blushi.