-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dashnor Sula: Do e frenoj gojën deri në 11 maj, që mos dukem inatçi

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula në një intervistë ka treguar se ka marrë telefonata nga parti të ndryshme. Sula është shprehur se nuk urren askënd në politikën shqiptare dhe pretendoi se i kanë bërë padrejtësi.

Ai ka theksuar se deri në datën 11 maj do ta frenojë gojën dhe nuk do të tregoj asgjë. Gjithashtu ka nënvizuar se 11 maj do të tregojë nëse ka pasur të drejtë apo kanë pasur të tjerët.

“Mua këto dy javët e fundit nuk më kishte shkuar ndër mend që telefonata nga të gjitha krahët e partive politike apo njerëz që janë në lista. Edhe kjo po materializohet sot edhe brenda vetë listës, sepse kodin ashtu si e bën, ka një konflikt të brendshëm për votat me njëri-tjetrin. Thonë ma jep mua votën, mos ja jep atij tjetrit.

Ndodh kjo pra, që gjatë rrugëtimit tënd politik krijon grupe apo lobingje të caktuara që bëjnë karrierë brenda forcës politike, jo për shkak të meritokracisë, por edhe për shkak të lobingjeve të caktuara. Bashën e mbajtën në krye të PD-së Berisha dhe njerëzit afër tij, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Edhe për foltoren kam pasur qëndrime të ndryshme, deri diku, jo të dhunshme si disa kolegët e mi që sot janë aty në politikë.

Një gjë dua që ta dini, unë kurrë nuk urrej njeri. E kam në adn time dhe gjenezën e familjes sime. Por gjërat do ti them siç janë të vërtetat. Por unë do ta frenoj deri diku gjuhën deri në 11 maj, që të mos dukem si inatçi dhe data 11 do të tregojë nëse kam pasur unë të drejtë apo kanë pasur këto të tjerët të drejtë”, ka thënë Sula në Ditari i Pasdites në A2 CNN.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit