-sidi education-spot_img
13.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula jashtë listave, Paloka: Inati nuk duhet të na drejtojë vendimet

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka në një intervistë ka folur rreth largimit të Dashnor Sulës nga lista e kandidatëve për deputet.

Paloka u shpreh se Sula kishte kundërshtuar listën e hapur dhe i ka thënë atij që inati nuk duhet që të drejtojë mendimet. Ai nënvizoi se pavarësisht vendimit Sula për të është një mik i tij dhe një demokrat i vërtetë.

“Demokratët që ka marrë Rama janë joshur nga një vend pune. Nuk e di nëse janë dhe demokratë, kjo që ndodh s’ka lidhje me pakënaqësinë ndaj PD-së, por ka lidhje me joshjen. Dashnor Sula kishte debate se nuk donte të ishte në listë të hapur. Ia kam thënë Dashit, që nuk duhet që inati të na drejtojë në vendimet që marrim.

Nuk ka bërë zgjedhjen e duhur për mua, por për mua është mik, është demokrat. Nuk e besoj se do shkojë në palën tjetër, sepse kaq kontribute në PD i ka. Primaret nuk kanë qenë kriteri i vetëm. Unë dhe të tjerë që sot më quajnë “të vjetër”, kemi nisur nga fillimi”, tha Paloka në News 24.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit