Aktivistët e nismës “Asnjë cent më shumë” në Kosovë i hodhën një tortë kryetarit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, si protestë ndaj rritjes së çmimit të energjisë me 15%.
Tortën me mbishkrimin “15%” ia hodhi aktivisti Dibran Hoxha, pasi Fejzullahu refuzoi ta pranojë dhuratën.
Aktivistët po kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë, duke planifikuar edhe një protestë të shtunën në Prishtinë në orën 15:00.