-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha premton ulje të madhe të taksave: Shqipëria ime pas 11 Majit (Programi)

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha sot ka shpalosur programin për taksat dhe tarifat nëse opozita në 11 Maj do të vijë në pushtet. Ish-kryeministri premtoi uljen të madhe të taksave. Në të gjitha aspektet, nga ndërtimi, tek plehrat, por edhe bizneset. Megjithatë, nuk tregoi, sa është fatura e programit elektoral të PD-së.

“Shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë biznesmenët e Shqipërisë, të cilët në vlerësimin tim, ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte të vështira si në asnjë vend tjetër.

Shqipëria e tre viteve të fundit është Shqipëria e rënies dramatike të prodhimit.

Është Shqipëria që nga një semestër në tjetrin, prodhimi industrial bie.

Eksportet nga viti 2023-2024 janë ulur me 32 përqind, statistikë zyrtare kjo.

Eksportet nga njëri muaj në muajin tjetër të këtij viti vazhdojnë të bien.

Prodhimi bujqësor shënoi rënie dramatike.

Pra, ne ecim drejt një ekonomie e cila mbahet sot në dy shtylla kryesore. Mbahet në ndërtimin dhe në një mënyrë ose në një tjetër, në turizmin.

Por historia ka provuar se edhe ekonomitë më të fuqishme të planetit, kur janë mbajtur në dy shtylla, kanë njohur kriza shumë të thella.

Pikërisht për këtë arsye ne kemi shpallur Made in Albania, prodhimin kombëtar si krenari kombëtare.

U garantoj ju dhe të gjithë sipërmarrësit se do bëjmë gjithçka që ky vend të prodhojë sa më shumë, sa më me cilësi dhe sa më me konkurrencë.

Ne kemi shpallur dhe jemi të bindur se alfa dhe omega e programit tonë duhet të jetë ekonomia, ekonomia, ekonomia.

Kjo gropë e tmerrshme që po krijohet në këtë vend nga largimi masiv i shqiptarëve ka në themel ekonominë, ekonominë, ekonominë.

Zoti Jakaj paraqiti këtu shqetësime ndër më seriozet dhe unë po marr sektorin e ndërtimit.

Ai tregoi se në këtë sektor, taksat janë 10 dhe 12-fishuar.

Kush i paguan këto të dashur qytetarë? Këto i paguani ju.

Qeveria ua vendos ndërtuesve, ndërtuesit janë të detyruar t’i pasqyrojnë në çmimet e banesave.

Ato ose shndërrohen në mollë të ndaluar, ose ju duhet të punoni dekada të tëra për të blerë një apartament.

Sektori i dytë ku mbahet, që është sektor i fuqishëm dhe Shqipëria ka një potencial shumë të madh dhe larg të shfrytëzuarit në shkallën e duhur, është turizmi.

Por në vlerësimin e qeverisë, 10 milionë turistë me 7 milionë net fjetje, tregon se në këtë sektor, po të krahasohemi me Malin  e Zi, që merr 2.7 milionë turistë në vit, ne kemi një informalitet prej 80 përqind.

Ky informalitet pasqyrohet direkt te qytetari i thjeshtë, sepse qytetari i thjeshtë përfiton nga shitja në këtë sektor gjithsej 7-8 milionë euro në buxhetin e shtetit, në një kohë kur ky qytetar shpenzon për këtë sektor çdo vit 430 milionë euro” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit