22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE-Berisha: Rama grabiti pronat e kishës në Jug, roli i Ardit Bidos

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe familjarët e tij duke deklaruar se ka grabitur prona në jug të vendit, në gjirin e Gjipesë përmes falsifikimeve për të marrë 24 hektarë tokë. Akuzoi edhe kreun e Akivave, Ardit Bido, aktualisht kandidat i PS-së për deputet në Vlorë në zgjedhjet e 11 Majit.

“Rikthehemi sot te një nga plaçkitjet më të mëdha, plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë dhe vëllait, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse, duke i grabitur 224 mijë metër katrorë tokë.

Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur xhinsi nga nëna i Edi Ramës siç e dini është nga fshati i Vunoi dhe ai ka qenë një xhins i varfër. Sipas dokumenteve stërgjyshi i tij, Thomai, ka pasur si gjë të gjallë tre katër dhi dhe një apo dy derra.

Një personalitet i tyre, i shkolluar qe ishte Spiro Koleka, anëtarë i Byrosë dhe ministër i disa qeverise të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij të publikuara nga e bija, rrëzon në mënyrë përfundimtare çdo disponim pronësie nga xhinsi, Koleka, krahu i Thomait e këtej.

Territoret ku pretendohet janë mirëfilltas territore publike, ose të kishës. Ky është vërsul si një hajn i papërmbajtur i pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë e dinë.

Cili është roli i Ardit Bidos? Është jashtëzakonisht suspect, nuk ekziston asnjë dokument kadastral që të faktojë se kjo tokë i përkiste Thoma Kolekës, Petro Kolekës, stërgjyshit të Edi Ramës. Asnjë! Ka një dëshmi të periudhës që aty luftohej. E çuditshme është sesi në atë periudhë të luftës Bidua gjen një dëshmi pronësie që nuk përbën asnjë kategori ligjore.

Njeriu më i shkolluar i tyre, që Edi Rama e quan në kartolinat e vitit të ri Baba Pilua, në memorien e tij të publikuara nga vajza, dëshmon se ishte një familje e varfër, familje e varfër me 24 ha tokë nuk ekziston kurrë. Ndaj dhe Pilua dëshmon se nuk kemi tokë. Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit