Presidenti i klubit futbollistik “FK Apolonia” për femra, K. K., është proceduar penalisht pas një incidenti gjatë ndeshjes ndërmjet FK Apolonia dhe FK Gramshi. Gjatë zhvillimit të ndeshjes në stadiumin “Loni Papuçiu”, K. K. ka hyrë në fushë, ka debatuar dhe ka shtyrë me duar arbitrin D. M.
Për këtë ngjarje, është nisur procedimi penal për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, dhe materialet janë dërguar në Prokurorinë e Fierit për hetime të mëtejshme.