-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futbolli për femra, në rritje kushtet për lojtaret

Kryesoret

Futbolli i femrave pritet të kthehet në një industri miliardëshe. Por rritja e shpejtë e këtij sporti ka anët e veta negative, disa prej këtyre pasojave i ndjejnë edhe lojtaret e profilit më të lartë.

Interesimi për futbollin e femrave është rritur me shpejtësi: 59,402 tifozë që paguajnë për të parë një ndeshje futbolli për femra. Kështu ndodhi në Londër në përballjen e Superligës së Femrave mes Arsenalit dhe Çelsit në mes të dhjetorit. Por kjo ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë edhe në Australi, në SHBA dhe disa vende evropiane.

Një pjesëmarrje e tillë është dëshmi e mëtejshme e rritjes së madhe të sportit të femrave, nxitur mbi të gjitha, ngafutbolli. Një raport i fundit nga firma e kontabilitetit Deloitte parashikon, se sportet e grave do ta kalojnë për herë të parë pragun e të ardhurave globale prej 1 miliard dollarësh (928 milionë euro) në vitin 2024, me futbollin që llogaritet në 555 milionë dollarë.

Por një rritje e tillë e shpejtë ka ngritur pyetje të rëndësishme të sindikatave të lojtareve dhe lojtarëve FIFPRO në lidhje me koston e saj. Këto shqetësime janë publikuan në raportin e tyre për Kupën e Botës 2023 në Australi dhe Zelandën e Re në të njëjtën ditë.

Raporti zbuloi se lojtaret, ndikimi i të cilave në rritjen e lojës është i dukshëm në fushë, në tribuna dhe në tryezat e tregtimit, mund të paguajnë një çmim të padrejtë.

Raporti anketoi 260 lojtare nga 26 prej 32 skuadrave dhe zbuloi se një në tre lojtare fiton më pak se 30,000 dollarë në vit nga futbolli (duke mos përfshirë bonusin e FIFA-s për Kupën e Botës), dhe një në pesë ka nevojë për një punë të dytë si rezultat./DW

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit