E ngarkuara me punë Nancy VanHorn ka mirëpritur në ambasadën e SHBA në Tiranë, komandantin Alban Dervishi.
Me anë të një postimi në rrjetin social në Instagram ambasada e SHBA në Tiranë shprehet se Nancy VanHorn e ka uruar komandantin Alban Dervishi për marrjen e komandës së USS Peral Harbor në qershor.
Gjithashtu në takim është diskutuar për rëndësinë e partneriteteve të mbrojtjes për ta bërë Amerikën më të fortë.
Komandant Dervishi, i shoqëruar nga personeli i Zyrës së Bashkëpunimit në fushën e Mbrojtjes, u takua edhe me Nënadmiral Adnand Agastra në Komandën e Forcës Detare ku pati mundësinë të merrte pjesë në disa nga aktivitetet atje.