Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, në një konferencë të përbashkët me Presidentin Bajram Begaj në Tiranë, theksoi se vendimi i Sllovakisë për mosnjohjen e Kosovës është bazuar në rregullat e diplomacisë sllovake dhe nuk ka lidhje me popullin shqiptar.
Ai nënvizoi se Sllovakia e konsideron kombin shqiptar një “mik të ngushtë” dhe shtoi se qëndrimi i tyre nuk ka karakter negativ ndaj Kosovës.
Peter Pellegrini: Nuk do i shmangëm pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës.
Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura.