Dy tërmete të njëpasnjëshme, 7.7 dhe 6.6 ballë kanë goditur Mianmarin duke prekur dhe Tajlandën. Të paktën 144 persona kanë vdekur dhe qindra janë plagosur në Mianmar pas një tërmeti me magnitudë 7.7, thotë një zyrtar i ushtrisë.
Lëkundjet nga tërmeti janë ndjerë në vendet fqinje, duke përfshirë Tajlandën ku është shembur një ndërtesë e papërfunduar.
Ekipi Birmanez i BBC thotë se këto shifra vijnë nga udhëheqësi ushtarak i Mianmarit Min Aung Hlaing, i cili thotë se shifrat pritet të rriten.
Duke zbërthyer numrat e rinj, udhëheqësi ushtarak thotë se 96 njerëz kanë vdekur në Nai Pyi Taw, 18 në Saigaing dhe 30 në Mandalay. Sa i përket të plagosurve, 132 prej tyre ishin në Nay Pyi Taw dhe 300 ishin në Sagaing, me numra që ende vlerësohen në zona të tjera – thotë figura ushtarake.