-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada amerikane paralajmëron: Nëse gënjeni ose shkelni afatet e qëndrimit do të ndëshkoheni

Kryesoret

Ambasada Amerikane në Tiranë me anë të një postimi ka paralajmëruar personat që aplikojnë për të marrë një vizë për në Shtetet e Bashkuara.

Në postim thuhet se çdo person që gënjen pët të marrë një vizë, punon në mënyrë të paligjshme ose shkel afatet e qëndrimit në skadim të vizës do të përballet me ndëshkime serioze.

“Të gjithë aplikantët për vizë duhet të dëshmojnë se kualifikohen për një vizë në mënyrë që të vijnë në Shtetet e Bashkuara. Kjo përfshin qëllimin për të qenë në përputhje me ligjet tona.

Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni në mënyrë të paligjshme ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të vizës ose programit të udhëtimit pa vizë, do të përballeni me ndëshkime serioze.

Këto përfshijnë burgimin, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit