Ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Lokke Rasmussen me anë të një video në platformën X i është përgjigjur kritikave të udhëheqjes amerikane për menaxhimin e Grenlandës. Ai thotë se nuk flasin kështu “aleatët e ngushtë” dhe se SHBA mund të forcojë sigurinë e saj pa marrë nën kontroll territorin.
“Ne jemi të hapur ndaj kritikave, por për të qenë i sinqertë, ne nuk e vlerësojmë tonin me të cilin paraqitet”, thotë ministri i jashtëm danez.
“Kjo nuk është mënyra se si ju i drejtoheni aleatëve të ngushtë, dhe unë ende i konsideroj Danimarkën dhe SHBA-në si aleatë të ngushtë”, shton ai.
Dear American friends.
We agree that status quo in the Artcic is not an option.
So let’s talk about how we can fix it – together.
Lars Løkke Rasmussen
Danish Foreign Minister pic.twitter.com/vQrcUP7cwi— Lars Løkke Rasmussen (@larsloekke) March 28, 2025