Kreu i PS-së, Edi Rama shpalosi sot programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt. Rama u shpreh se Plani i Rritjes që u propozua në BE lindi në Tiranë. Dy janë kartat e PS-së; integrimi dhe drejtësia.
“Arsyeja e parë është se në një moment reflektimi të sovranit popull ka nevojë për të kuptuar nga jemi nisur dhe cfarë kemi kaluar për të ardhur këtu. Arsyeja e dytë është se duke e zhvilluar kështu këtë komunikim kursejmë kohë dhe para por krijojmë një mjedis më intim komunikimi.
Fillimi i negociatat që rekomandohej cdo vit kundërshtohej dhe bllokohej nga një vend, dy evnde për arsye që nuk kishin lidhje me ne. Ne i ngritem cdo vite e më lart emrin e Shqipërisë dhe e pozicionuam flamurin aty ku nuk kish qenë kurrë deri në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Ndërtuam kanale me partnerët tanë ndërkombëtar në kohë reale duke influencuar edhe politikën e BE ndaj rajonit tonë. Plani i Rritjes nisi këtu në Tiranë nga takimet bilaterale dhe u përpunua gjatë kontakteve qoftë me Brukselin duke i bindur që duhej bërë një sforco ekstra.”