Ditën e nesërme besimtarët myslimanë do të festojnë Fitër Bajramin, pas 30 ditësh agjërimi.
Ceremonia e faljes së Fitër Bajramit do të zhvillohet në Sheshin Skënderbej, ku pritet një pjesëmarrje e madhe e besimtarëve.
Programi do të nisë në orën 06:45 me leximin e Kuranit dhe një ligjëratë fetare. Ndërsa falja e namazit do të kryhet në orën 07:30.