-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protestat në Turqi, Erdogan paralajmëron: Policia do të ndërhyjë, nuk do të mbyllim sytë

Kryesoret

Protesta në Turqi vazhdojnë akoma ku opozita po qëndron në shesh. Mijëra njerëz morën pjesë në një tubim në Stamboll të organizuar nga Partia Popullore Republikane kundër arrestimit të kryebashkiakut të qytetit Ekrem Imamoglu.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar duke paralajmëruar protestuesit se policia do ndërhyjë nëse ka cënohet prishja e rendit publik.

“Për një javë, ata kanë bërë gjithçka për të mbuluar korrupsionin, për të fshehur vjedhjet, për të fshehur grabitjen dhe për të mbrojtur mashtrimin. Me pretekstin e kërkimit të drejtësisë, ata tentuan një provokim shumë të rrezikshëm që nuk kishte të bënte me demokracinë, ligjin apo mjetet legjitime të kërkimit të drejtësisë.

Megjithatë, falë qëndrimit të ftohtë dhe të vendosur të policisë sonë, qëndrimit të arsyeshëm të kombit tonë dhe qëndrimit të qetë të të rinjve tanë që ruajtën dinjitetin e tyre edhe pse iu nënshtruan provokimit, nuk arritën dot politikën e bullizmit.

Sigurisht që ne nuk do të mbyllim sytë ndaj prishjes së rendit publik gjatë këtij procesi. Njësitë tona të sigurisë do të ndërmarrin veprimet e nevojshme kundër kujtdo që mbulon fytyrën, sulmon policinë apo ngacmon njerëzit tanë ndërsa ata janë duke bërë detyrën e tyre”, tha Erdogan .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit