Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë e një tryeze të rrumbullakët me temë “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.
Berisha u shpreh se se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike. Ai nënvizoi se misioni i tyre nuk mudn të realizohet pa vizionin e të rinjve pasi janë e ardhmja e vendit.
“Ne do të jemi të angazhuar ndaj një politike e cila do të kthejë të rinjtë shqiptarë kudo që ndodhen, kudo ku punojnë në botë., Po të shikosh sot në mbarë botën më të famshmit mes shqiptarëve janë të rinjtë. Le të marrim Mira Muratin, ajo është magjistarja e inteligjencës artificiale. Dua Lipa ndoshta zëri më i bukur sot në skenën botërore.
Ideja e rikthimit të trurit u diktua prej largimit të trurit. Ne po përballemi me një eksod të madh gjatë viteve të fundit.
Ne nuk duhet të shkurajohemi, duhet të bëjmë çmos në mënyrë që gjërat të funksionojnë më mirë. Ajo që tregoi departamenti duke punuar si opozitë, punoi shumë më mirë për tu afruar pranë të rinjve. Këta të rinj do të jenë pjesë substanciale e administratës së ardhshme. Ne kemi nevojë shumë për kontributin e të rinjve. Ai kontribut është jetik, misioni ynë nuk mund të realizohet pa vizionin tuaj. Ëndrrat tuaj do ti japin të ardhmen këtij vendi””, tha Berisha.