Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Kurti shprehet se ky muaj qoftë rikthim te vlerat më të pastra njerëzore, si dashuria, mëshira dhe solidariteti.
“Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia. Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti. Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit.”, shkruan Kurti në facebook.