Shefi ushtarak i Mianmarit i ka thënë kryeministrit të Malajzisë Anwar Ibrahim në një telefonatë se rreth 1700 njerëz kanë vdekur nga tërmeti i të premtes.
Ai thotë se rreth 3,400 njerëz mendohet të jenë plagosur, dhe rreth 300 janë ende të zhdukur. Numri i të vdekurve mund të rritet, shton ai.
Ndërsa OKB-ja paralajmëron se një mungesë e madhe e furnizimeve mjekësore po pengon përgjigjen ndaj katastrofës, pasi kërkimi për të mbijetuarit vazhdon në Mianmar dhe Tajlandë.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit po punojnë për të gjetur të bllokuarit nën rrënoja në vendin e një ndërtese të shembur në Bangkok.