14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konsensusi i BE për kampet e emigrantëve, Meloni: Kjo do të thotë se ne kishim të drejtë

Kryesoret

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar pas deklaratës së Komisionit Europian ku u pohua se marrëveshja e Romës me Tiranën për kampet e refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër janë në përputhje me ligjet e BE-së.

Përmes një videomesazhi të dërguar me rastin e “Samitit të Sigurisë Kufitare” në Londër, organizuar nga kryeministri britanik, Keir Starmer, Meloni ka theksuar se “për Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, siguria kufitare është një prioritet që duhet trajtuar edhe duke ndërtuar zgjidhje inovative si ajo me Shqipërinë: një model i kritikuar fillimisht, por që më pas ka fituar konsensus në rritje”.

“Sot Bashkimi Evropian po propozon krijimin e qendrave të riatdhesimit në vendet e treta. Kjo do të thotë se ne kishim të drejtë dhe se guximi për të udhëhequr në këtë rrugë është shpërblyer. Kemi ende shumë punë për të bërë së bashku dhe jam shumë i lumtur që mund të konsideroj mbështetjen dhe bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar në këtë sfidë”, shtoi Meloni.

Ajo vuri në dukje gjithashtu se luftimi i imigracionit të paligjshëm do të thotë gjithashtu nxitja e emigracionit të ligjshëm dhe ripohimi i parimit se i takon çdo kombi, dhe jo trafikantëve, të vendosë se kush duhet të hyjë në territorin e tyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit