7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediu takohet me senatorët amerikanë: Shqipëria, të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira

Kryesoret

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim me dy senatorë amerikane, Mike Lee dhe John Cornyn.

Mediu me anë të një postimi në rrjetin social në Intagram shprehet se senatori Mike Lee theksoi se problemet që vijnë nga korruspsioni, krimi i organizuar dhe mosrespektimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kërcënimi më i madh për çdo demokraci dhe për Shqipërinë.

“Administrata Amerikane do jetë në krah të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s dhe si e tillë Shqipëria duhet të plotësojë detyrimet e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 11 Maj duke mos lejuar që krimi dhe korrupsioni të blejnë votat dhe intimidojnë votuesit”, shkruan Mediu.

Ai gjithashtu thotë se me senatorin John Cornyn kanë diskutuar për zgjedhjet e 11 majit dhe për çështjet e sigurisë në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit