-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosi me thikë bashkëmoshatarin, lirohet 17-vjeçari, Prokuroria: U vetëmbrojt

Kryesoret

Gjykata e Sarandës ka liruar nga burgu 17-vjeçarin K.Cora dhe i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai u arrestua ditën e enjte pasi ka plagosur me thikë një bashkëmoshtar të tij B.Kalemi, në rrugën “Butrinti” në Sarandë. I lënduari mori tre thika në stomak dhe u transportua drejt spitalit të Vlorës për mjekim më të specializuar.

Sipas hetimeve, Prokuroria e Sarandës zbuloi se Cora kishte tentuar të goditej nga Kalemi dhe në kushtet e vetëmbrojtjes e kishte plagosur atë me thikë.

Kështu prokurorja Esmeranda Basho ndryshoi akuzën ndaj tij në “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe kërkoi vleftësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin ndaj të dyshuarit të masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Gjyqtarja e hetimeve paraprake Edona Vajushi, vendosi të njëjtën masë sigurimi ndaj Corës, i cili për 7 muaj mbush moshën madhore.

Ajo vendosi që 17-vjecari të qëndrojë dhe të mos largohet nga banesa e tij, e ndodhur në lagjen nr. 4, rruga “Guri Nazifi”, Sarandë, me përjashtim të orareve të ndjekjes së proceseve mësimore dhe edukuese, pas miratimit të lejes së lëvizjes nga organi i akuzës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit