-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po trafikonin 60 pako kanabis drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Kakavijë

Kryesoret

Policia Kufitare e Kakavijës ka finalizuar operacionin e koduar “Modifikimi”, duke goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

Gjatë kontrolleve me qenin antidrogë, policia gjen të fshehura në brendësi të një automjeti, 60 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë.

Policia arrestoi drejtuesin e makinës O.K., 44 vjeç dhe pasagjeren E.Xh 45 vjeç banuese në Fier. Gjatë kontrollit fizik të tyre policia u gjeti edhe 1890 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 63.2 kilogramë Cannabis Sativa, 3 celularë, automjeti dhe 1890 euro.Ndërsa materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit