Një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Sarandë dhe gruaja e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark.
Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.