Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në takimin me banorët e degës 9 në Tiranë ka firmosur përpara atyre ku kishte të bënet me legalizimet e banesave. Berisha premtoi se nuk do të ketë më urbanizim pa legalizim të banesave.
Programi përmbante 6 pika dhe ato janë:
1-Shpronësim i drejtë sipas vlerës reale të tregut.
2-Trajtim me bonus qiraje të përshtatshme
3-Rishikim i projektit për të shmangur prishjet e panevojshme
4-Legalizim i përshpejtuar i banesave
5-Përfshirja e banorëve në vendimmarrje
6-Mbrojtje ligjore e pronës dhe siguri juridike