15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flamur Vezaj: 48 leje ndërtimi për “Miqtë” e Qeverisë, sepse kullat shndërrohen në vota!

Kryesoret

Kur afrojnë zgjedhjet, shenjat janë të qarta, si 48 leje ndërtimi të dhëna vetëm pak ditë para nisjes së fushatës nga kryeministri Edi Rama. Dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë legalizim të vogël për qytetarët e zakonshëm, por për hidrocentrale, parqe fotovoltaike, rezidenca luksoze dhe kulla marramendëse, kryesisht në Tiranë, Vlorë dhe bregdet.

Po kush i përfiton? Epo, qeveria ka një rregull të artë: lejet e ndërtimit nuk shkojnë kurrë tek të panjohurit! Mes tyre është bashkëshortja e Altin Hajrit, personit në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, një njeri që i ka provuar besnikërinë pushtetit, jo vetëm përmes botës së krimit, por edhe për lidhjet me deputetin famëkeq Qyrbja dhe mbledhjen e votave për PS-në në Durrës. Mesa duket, Rama e ka shpërblyer për “kontributin” e tij para zgjedhjeve.

Si gjithmonë, lista përfshin oligarkë, biznesmenë të lidhur me politikën dhe të tjerë nën hetim nga SPAK. Si pronarët e perandorisë së lojërave të fatit “Apex” kanë marrë leje për një kullë 26-katëshe në Tiranë. Një investitor strategjik dhe ortak i komedianit Gaz Paja, që njëkohësisht është një ndërtues i favorizuar nga Erion Veliaj, ka përfituar leje për një kullë 34-katëshe në Tiranë.

Ndërkohë, një ndërtues i arrestuar më parë për ndërtime të paligjshme në Vlorë, tani ka “bekimin” e Ramës për një godinë 24-katëshe në të njëjtin qytet. Po ashtu, Vasil Bedinaj, ish-kandidat i pavarur për Bashkinë e Vlorës dhe dikur në qendër të vëmendjes për një atentat me tritol, tani ka marrë leje për të ndërtuar një kompleks rezidencial në bregdet.

Lista vazhdon me dy blerës të pikturave të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj, të cilët figurojnë në dosje penale dhe nuk mund të mbeteshin pa një kullë 32-katëshe në Tiranë. Një tjetër oligark i favorizuar nga Rama dikur kur drejtonte Bashkinë, ndërsa tani i përkdhelur nga Veliaj, siguron një leje për një kullë 35-katëshe po në Tiranë, duke kontribuar më tej në “zhvillimin” e betonizuar të kryeqytetit. E shumë të tjerë, të cilëve mjafton t’u kontrollosh bizneset dhe të kaluarën në Google për të kuptuar se kush janë, gjithçka e konfirmuar në të dhënat publike të opencorporates.al.

Po kush i ka firmosur të gjitha këto? Adelajda Roko, drejtoresha që nuk është një burokrate dosido, por motra e dy vëllezërve Xhino dhe Marsel Roko, të arrestuar nga SPAK si pjesë e bandës së Suel Çelës në Elbasan. Sepse në Shqipëri, ndërtimi është gjithmonë më i lehtë kur ke emrin dhe lidhjet e duhura.

Në fund, mes kullave 34 e 35-katëshe, ndërtimeve buzë detit dhe hidrocentraleve të shpërndara nga veriu në jug, një gjë është e qartë: ndërtimi nuk është thjesht biznes, por një mekanizëm për të blerë besnikëri dhe, natyrisht, vota. Sepse në Shqipëri, çdo betoniere vjen me një kuti votimi të fshehur brenda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit