Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë është bërë blu me drita kjo për shkak të Ditës së Ndërgjegjësimin Botëror të Autizmit.
Spiropali shprehet se i janë bahskuar fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës në këtë ditë kujdesi.
“Me rastin e 2 Prillit, Ditës së Ndërgjegjësimit Botëror për Autizmin, mbrëmjen e sotme ndërtesa e Kuvendit të Shqipërisë është ndriçuar në ngjyrën blu.
I bashkohemi edhe ne fushatës ndërgjegjësuese që organizohet në shumë vende të botës, në këtë ditë kujdesi.
Bashkarisht, me dashuri, mbështetje, solidarizim e përkushtim njerëzor dhe institucional ndaj fëmijëve me çrregullime të spektrit të autizmit, për një shoqëri më gjithëpërfshirëse”, shkruan Spiropali.