Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka replikuar në Parlament me Sali Berishën në seancën e sotme plenare që pritet që të jetë e gjatë për shkak të interpelancave të shumta por edhe pikave të tjera të rendit të ditës. Spiropali tha se Berisha mban peng sistemin.
“Sali je i pabesueshëm sepse je edhe denoncuesi më i madh edhe garantuesi më i madh i sistemit, kështu që të çlirosh sistemin, partinë dhe opozitën, mund të flasim dhe ndoshta termat do të ngjisin më shumë por sot për sot kontradikta për të qenë edhe denoncues edhe garantues nuk të jep të drejtën të flasësh. Kjo i jep qytetarëve të drejtën të mos të besojnë” tha ajo.
Por cfarë tha Berisha? “Si ka mundësi që Balluku e quan pallosh dhe ai e mban dhe e mbron, dhe ti, Spiropali, që e quajte Skënderbe të flaku, si e prano këtë?”.









