-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Berisha: Çmimi i energjisë do të ulet në 7 lekë, për bizneset 6 lekë

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim me banorët e degës 9 në Tiranë.
Berisha prezantoi programin e Partisë Demokratike dhe premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike në 7 lekë.

“Ne zotohemi para jush këto të ardhura që mbledhim ne do ti shpërndajmë me drejtësi, do ti shpërndajmë ndryshe. Ne do ti shpërndajmë duke ua kthyer ju, duke u kthyer në pensione, në rroga, duke i kthyer në kartën e konsumatorit. Kjo do të thotë se cdo pensionist, përvec pensionit do të kenë edhe kartën e konsumatorit. Pra do ta merrni me lirë ushqimin, pasi nuk do paguani tvsh.

Shqipëria energjinë mund tja shesë konsumatorit me 7 lekë. Ne do ta ulim 7 lekë energjinë, për biznesin do ta ulim në 6 lekë.

Nafta në Shqipëri shitet 40-50% më shtrenjtë sesa në Kosovë. Shkon nga Durrësi në Kosovë dhe atje shitet me lirë. Pse? Sepse taksa që merr qeveria në një litër naftë është absurde. Qeveria i merr 1.1 euro taksë për litër. Ne do ti përgjysmojmë këto taksa dhe shqiptarët do ta marrin taksën njësoj si në Kosovë.

Për energjinë do financojmë vendosjen e paneleve diellore. Nëse vendosim me bankat panelet voltaike, pas 3 vitesh ata që kanë panelin marrin energjinë falas, nuk paguajnë asnjë qindarkë”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit