-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Padia e Lapajt/ Shehaj: Shfaqje në gjykatë për t’iu fshehur debatit në publik

Kryesoret

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas kallëzimit që Adriatik Lapaj i bëri në gjykatë për shpifje.

Shehaj tha se Lapaj fshihet debatit publik për denoncimet që ai ka bërë se Lapaj është avokat sekser i vjehrrit të tij në Gjykatën e Sarandës.

“Politikanët e korruptuar kanë hedhur baltë mbi partinë Mundësia. Vjehrri i tij ka njohur pronën një zotërie. Adriatik Lapaj ka qenë avokati i përfituesit nga vendimi i vjehrrit për tokën. Adriatiku duhet të dalë në publik dhe të shpjegojë sesi është e mundur kjo. Lapaj thotë se unë jam e ardhmja, për atë është normale një vendim i tillë që ka marrë vjehrri i tij. Prona që po flas unë është dhënë në shkelje të ligjit. Adriatiku s’është as i pari e as i fundit që më kallëzon për shpifje.”, tha Shehaj në intervistën në News 24.

“I ka dalë boja”, shtoi Agron Shehaj, ndërsa konfirmoi se do ta ndjekë në kallëzimin e Lapajt ne gjykatë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit