19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria planifikon shkrirjen e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

Kryesoret

Qeveria po planifikon të shkrijë Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Në shtator të vitit të kaluar me ndryshimet e bëra në projektligjin “për inspektimet në republikën e Shqipërisë”, në nenin 60 të saj thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Autoriteti kombëtar i veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve do të zëvendësohet me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”.

Dy struktuarta ajo e ushqimit dhe veterinarisë dhe bimëve do të jenë një institucion i vetëm. Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj e konfirmoi këtë në një prononcim publik. Ligji duhet që të vihet në zbatim deri në fund të vitit 2025, pasi ende nuk kanë dal aktet juridike.

Nga kontrollet që Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka ushtruar gjatë muajit Mars është konstatuar se kanë hyrë në Shqipëri dhjetëra tonelata me mish pule me salmonelë por jo vetëm kaq. Policia e Tiranës shpalli në kërkim pronarin e kompanisë që i importoi ato dhe procedoi pronarin e kompanisë që i shpërndau në tregun shqiptar.

Gjithashtu po hetohen edhe 3 inspektorë të AKU-së të cilët sipas policisë kanë lejuar futjen në treg të mishit me bakterin e salmonelës.

Ndërsa më herët tonelata me mandarina të dërguara nga Shqipëria në Kroaci u konstatuan me pesticide.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit