“Për me kenë Shqipnija shtet përnjimend i pamvarshëm e me u mbajtë në kambë si shtet e me përparue, nuk asht mjaft që shqiptari të jetë shqiptar vetëm me fis -me trup, por duhet që të jetë shqiptar me shpirt: asi shqiptari, që të përbajë kombin e jo vetëm popullin […] për me mujtë me i vjeftë shtetit – Atdheut, ma parë me dalë duhet me dijtë se çka asht Atdheu e mandej këtë Atdhe me e dashtë me gjithë zemër?”
FISHTA
Shekulli XX-të do të ishte shekulli i nacionalizmit, kishte paralajmruar Niçe dhe mbeti forca mbizotruese përgjatë gjithë shekullit. Nacionalizmi si idologji, që në fillet e tij, qe shndërruar në një sistem kompleks mendimi. Ndërkohë ai është rikthyer me gjithë fuqinë e tij dhe po mëton ta dominojë edhe shekullin XXI.
Nga Dr. Sadri RAMABAJA
Nacionalizmi, si ideologji, ishte një forcë thelbësore në formimin e shtetit modern europian, sidomos nga fundi i shekullit XVIII dhe gjatë shekullit XIX. Ai u shfrytëzua në disa mënyra për të ndërtuar dhe legjitimuar shtetet e reja dhe për të forcuar ato ekzistuese.
Në fillimet e tij, nacionalizmi ishte një forcë e fuqishme për ndryshim, duke ndihmuar në krijimin e shteteve të reja dhe në forcimin e atyre ekzistuese. Megjithatë, ai gjithashtu mbolli farat e konflikteve dhe luftërave që do të shpërthenin më vonë, sidomos në shekullin XX, duke çitë kokë sërish në dekadën e dytë të shekullit 21 [me theks nacionalizmi serb dhe ai rus].
1. Nacionalizmi si mjet për çlirimin dhe bashkimin kombëtar
Në disa raste, nacionalizmi u përdor për të mobilizuar popujt në luftëra për pavarësi kundër perandorive të huaja ose sunduesve të huaj. Disa shembuj të rëndësishëm që ka nënvizuar historia moderne:
- Revolucioni Francez (1789) – Përhapja e idesë se sovraniteti i takon kombit, jo monarkut, nxiti ndjenja kombëtare në gjithë Evropën.
- Pavarësia e Greqisë (1821-1830) – Lufta kundër Perandorisë Osmane u mbështet nga një ndjenjë e fortë kombëtare greke.
- Luftërat e Italisë dhe Gjermanisë për bashkim (1860-1871) – Italia dhe Gjermania, të ndara në principata dhe shtete të vogla, përdorën nacionalizmin për të krijuar shtete të bashkuara.
- Rilindja Kombëtare Shqiptare [1844-1878] – Rilindasit tanë, ideologët e asaj lëvizje politike, përdorën kulturën, gjuhën, historinë dhe etnopsikologjinë e etnisë si mjet unifikimi.
Njëri nga ta, Luigj Gurkuqi, iu përmbajt tezës, sa patriotike aq edhe shkencore, se gjuha është shenja e parë e kombit, kushti themelor për ekzistencën e tij dhe mjeti më i mirë për bashkimin kombëtar. Sipas tij gjuha dhe kombi janë një trup e një shpirt. Të vetëdijshëm për pengesat reale që ua sillte aparati i Perandorisë Osmane dhe nacionalizmi ekspansionues në përmasat e shovinizmit i fqinjëve tanë, ata do të insistonin në përpunimin e ideologjisë nacionaliste progresive për ngjizjen e idesë nacionale, kalimin e fazave të këtij procesi në procedura të përshpejtuara, me qëllim që të ruanin tërësinë territoriale ku shtriheshin atbotë shqiptarët – në katër njësitë federale brenda Perandorisë Osmane, që quheshin Vilajete.
2. Nacionalizmi si mjet për forcimin e shtetit dhe legjitimimin e pushtetit
Në shtetet që tashmë ekzistonin, nacionalizmi u përdor për të krijuar një identitet të përbashkët dhe për të forcuar besnikërinë ndaj shtetit. Kjo u bë përmes:
Gjuhës dhe arsimit – Shtetet promovuan gjuhën zyrtare dhe historinë kombëtare në shkolla për të krijuar një ndjenjë të përkatësisë.
Simbolikës kombëtare – Himnet, flamujt dhe festat kombëtare u përdorën për të nxitur patriotizmin.
Shërbimit ushtarak – Ushtria u bë një mjet për të formuar qytetarë besnikë ndaj shtetit.
3. Nacionalizmi si justifikim për zgjerim dhe imperializëm
Në disa raste, nacionalizmi u përdor për të justifikuar zgjerimin territorial ose nënshtrimin e popujve të tjerë. Në Europën Juglindore këtë tip të nacionalizmit agresiv me përmasa të shovinizmit, e aplikoi me theks Serbia dhe Greqia. Ato kërkuan të zgjeroheshin në dëm të integritetit të shqiptarëve, duke përdorur argumente nacionaliste.
Mes dy lufëtrave botrore [1918-1941] në shoqëritë perendimore, me theks në spektrin e së djathtës liberale kishte dominuar një lloj erozioni mendor ndaj Adolf Hitlerit.
Sociolog e politolog të njohur kët erozion mendor ia atribuojnë disa faktorëve:
a. Frika nga komunizmi – Për shumë konservatorë dhe elita ekonomike, Hitleri shihej si një mburojë kundër rrezikut bolshevik, duke bërë që të injoronin ose minimizonin rrezikun që ai përbënte për demokracinë.
b. Besimi se ai mund të kontrollohej – Shumë politikanë në Gjermani dhe jashtë saj mendonin se Hitleri do të ishte i detyruar të moderonte politikat e tij një herë në pushtet.
c. Izolacionizmi dhe kalkulimi i gabuar i Fuqive të Mëdha – Britania dhe Franca ndoqën një politikë pajtuese ndaj tij, duke mos ndërhyrë në fillimet e ekspansionizmit nazist.
ç. Manipulimi i nacionalizmit dhe populizmit – Hitleri përdori retorikën populiste për të fituar mbështetje duke u paraqitur si një figurë që do të rikthente lavdinë gjermane.
Edhe pse rrethanat historike janë shumë të ndryshme, ka disa ngjashmëri në mënyrën si pjesë e së djathtës moderne amerikane dhe botërore po e sheh Trump-in:
Frika nga e majta progresive – Ashtu si dikur e djathta europiane shihte komunizmin si rrezikun kryesor, sot shumë konservatorë shohin liberalizmin progresiv si një kërcënim ekzistencial.
Besimi se ai mund të kontrollohet – Ashtu si me Hitlerin në fillim, shumë republikanë menduan se Trump-i do të sillej ndryshe një herë në pushtet, por ai vazhdoi të sfidonte normat demokratike.
Tolerimi i retorikës autoritare – Trump, si Hitleri në vitet ’30, ka përdorur një gjuhë të ashpër kundër kundërshtarëve dhe ka promovuar teori konspirative që minojnë institucionet demokratike.
Adhurimi i liderit të fortë – Të dy kanë shfrytëzuar ndjenjat e një pjese të shoqërisë që ndihet e lënë pas dore për të krijuar një kult personaliteti që i bën ndjekësit të injorojnë ose justifikojnë aktet e tyre antidemokratike.
Nëse në vitet ’30 e djathta europiane nënvlerësoi rrezikun që paraqiste Hitleri deri kur ishte tepër vonë, sot dilema është nëse e djathta amerikane dhe ndërkombëtare do të bëjë të njëjtin gabim me Trump-in dhe politikanë të ngjashëm.
Ndërkohë bota në të cilën jetojmë po bëhet në fakt një skenë politike në të cilën aplikohet qartë e shqeto darvinizmi social, ku po “luajnë” vetëm tre autokratë të mëdhenj – Vladimir Putini, Xi Jinping-u dhe Donald Trump-i. Konform teorisë së darvinizmit social, duket se ata – thënë troç, duan të zgjerojnë dhe forcojnë shtetet e tyre territorialisht dhe me ndikim.
Kjo doktrinë i sipërvihet nacionalizmit modern që njihnim deri tashti. Prandaj kërkohet mençuri në përshtatjen e lundrimit edhe në oqeanin e tërbuar nga rrymat e gjeopolitikës moderne.
Strategjia gjeopolitike e SHBA nën Trump-in në 2025 thekson unilateralizmin, nacionalizmin ekonomik dhe një angazhim të reduktuar ndaj aleancave tradicionale, në kontrast të qartë me qasjen e administratave të mëparshme. Prandaj po vëmë re një lloj ringjalljeje të nacionalizmit ameriakn të në formën e proteksionizmit ekonomik, euroskepticizmit, dhe theksimit të sovranitetit kombëtar në kundërshtim me globalizimin.
Kjo strategji i paraprinë rikthimit gradual në “epokën e perandorive moderne”, i cili do të bëhet paralelisht me përdorimin e luftës dhe të retorikës nacionaliste – sepse është homogjenizuese kombëtare. Dhe si të tilla, ato mund të realizoheshin përmes një marrëveshje hipotetike – e ngjashme me ato të karteleve, si – “ne marrim Ukrainën lindore dhe daljen në Detin e Zi, ju merrni Tajvanin, ndërkaq ju [SHBA] merrni Grenlandën” e nëse pretendoni edhe Europën Juglindore! Në të kundërtën mund të përsëritet viti 1914!
4. E djathta shqiptare dhe nacionalizmi politik fars i saj
Në historinë moderne shqiptare nacionalizmi si idologji nga ana e një lagjeje të intelegjencies shqiptare, pra jo vetëm në prag dhe gjatë Lufëts së Dytë Botërore, por edhe në periudhën e tranzicionit demokratik [1990-2020] , do t’i shërbejë para së gjithash PD në Shqipërinë politike dhe LDK-së në Kosovë, si mbulesë për të fshehur e maskuar nacionalizmin farsë, që ata aplikonin në raport me protektorët e tyre real.
Prandaj ky raport i kësaj lagjeje intelektualësh që morën fatet e Kombit në dorë për katër dekada me radhë me të djathtën ekstreme perendimore, është kompleks dhe kërkon një analizë të kujdesshme.
E ashtuquajtura e djathtë shqiptare sot [PD dhe LDK], ka dëshmaur se nuk dallon nga e djathta kuislinge e epokës së Hitlerit. Prandaj nacionalizmi i saj i proklamuar, është falls, i stisur, mashtrues.
Nacionalizmi si ideologji mbi themelet e së cilës qe ngritur Shteti modern, ndërkohë ka rrëshqitur në ujërat e populizmit dhe fashizmit modern. Sidomos në Europën Perendimore. Prandj ai gradualisht, si i tillë mund të shndërrohet në fars politike, sidomos kur përdoret jo për të mbrojtur interesat kombëtare në mënyrë legjitime, por për qëllime populiste, manipulim elektoral ose për të fshehur dështimet e qeverisjes. Kjo ndodh në disa situata tipike, kur ai shndërrohet në një lloj instrumenti sui generis për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit. Shpesh, liderët politikë përdorin nacionalizmin për të shmangur debatet mbi çështjet reale si korrupsioni, papunësia ose mungesa e reformave ekonomike. Duke krijuar një “armik të jashtëm” ose duke nxitur ndjenja patriotike të ekzagjeruara, respektivisht duke rrëshqitur me qëllim në ujërt e nacionalizmit folklorik [ky fenomen venerohet posaqërisht në Ballkan dhe ndër ne shqiptarët]; prandaj të ashtuquajturit nacionalist folklorik synojnë ndër ne të largojnë vëmendjen nga problemet e brendshme.
Ndërkaq kur nacionalizmi bazohet në mite dhe manipulime historike, shndërrohet në një karikaturë të lloit të vet. Ndërkaq nacionalizmi mund të kthehet në farsë kur historia falsifikohet për të justifikuar veprime politike, duke krijuar një ndjenjë fiktive superioriteti ose viktimizimi kolektiv.
Fenomeni I viktimizimit kolektiv deri në shkallën e mjerimit kolektiv ishte aplikuar sidomos në dekadën e aprt’heidit serb në Kosovë. Ndërkaq në Serbi viktimizimi kolektiv shpesh përdoret për të rritur mobilizimin e turmave.
Nacionalizmi primitiv ndër ne në Kosovë, i katapultuar edhe në piramidën e institucioneve të kontrolluara nga UNMIK-u e EULEX-i, por në një trajtë më të theksuar edhe pas shpalljes ës pavaërsisë [2008] dhe heqjes së mbikqyrjes nga ndërkombëtarët, qe përdorë ekzkluzivisht për përfitime personale e grupore. Në shumë raste, politikanët përdornin retorikën nacionaliste për të fituar vota, respektivisht e keqpërdorën reputacionin pozitiv të UÇK-së për të mbuluar aktet e tradhëtisë klasike, ndërkohë që në realitet nuk merrnin masa konkrete për të mbrojtur interesat kombëtare. Përkundrazi, i kishin lëshuar terren të lirë Serbisë të instalojë njeërzit e saj kudo në piramidën e shtetit e deri edhe në ndërmarrjet publike! Ky pozicionim, me kalimin e kohës, natyrshëm kishte krijuar hendekun mes fjalëve dhe veprave dhe rrjedhimisht “nacinalizmi” I asaj klase politike u shndërrua në farsë të lloit të vet.
Acionalizmi primitiv ndër ne mes viteve 2008-2020, pati për objektiv politik edhe justifikimin e autoritarizmit dhe gradualisht justifikimin e inaugurimit të diktaturës. Disa liderë e përdorën nacionalizmin si farsë dhe justifikim për kufizimin e lirive demokratike, duke e paraqitur çdo kritikë ndaj tyre si “akt të orjentuar kundër Shtetit”. Madje edhe mobilizimin e opozitës për ta penguar ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, ku shihej qartë se Republika humbiste 8200 ha, e cilësonin si akt antishtetëror! Ndërkaq kauzën për ta penguar ratifikimin e Marrëveshjes së prillit 2019 që i hapte rrugë Bashkësisë Serbe [Zajednicës] alis “Republikës Serbska 2”, qoftë edhe përmes hedhje ssë gazit lotësjellës në Kuvend, edhe sot e cilësojnë si akt antishtetëror dhe terrorist!
Në këto raste, siç është vënë në pah në Kosovë, nacionalizmi humbet kuptimin e tij si një ideologji për mbrojtjen e vlerave dhe interesave kombëtare dhe kthehet në një farsë politike që dëmton më shumë sesa ndihmon.
5. Nacionalizmit progresiv shqiptar vs atij skocez
Nacionalizmi progresiv skocez dhe ai i Rilindjes Kombëtare Shqiptare kanë disa paralele interesante, pavarësisht se kanë ndodhur në kontekste historike dhe gjeopolitike të ndryshme. Të dyja lëvizjet përfaqësojnë forma të nacionalizmit që synojnë jo vetëm çlirimin kombëtar, por edhe përparimin shoqëror dhe politik të kombit përkatës.
Si në Skoci edhe në Shqipëri kombi ishte që në ngjizje projekt kulturor dhe politik. Por të shohim edhe disa piktakime tjera.
Në Skoci, nacionalizmi modern është përqendruar në forcimin e identitetit skocez brenda Mbretërisë së Bashkuar, duke e bazuar atë në një kombinim të kulturës, historisë dhe aspiratave politike për vetëqeverisje ose pavarësi.
Në Shqipëri, Rilindja Kombëtare (shek. XIX – fillimi i shek. XX) kishte si objektiv kryesor krijimin e një ndërgjegjeje kombëtare shqiptare përmes gjuhës, arsimit dhe historisë, si dhe çlirimin nga Perandoria Osmane.
Krahasimi midis nacionalizmit progresiv skocez dhe nacionalizmit shqiptar sot është interesant, pasi ata operojnë në kontekste të ndryshme historike, politike dhe sociale.
Skocezët kanë një shtet brenda Mbretërisë së Bashkuar dhe synojnë pavarësinë nga një shtet më i madh (Britania). Nacionalizmi skocez i SNP (Scottish National Party) është i orientuar kryesisht drejt vetëqeverisjes, duke u mbështetur te demokracia, ekonomia e mirëqenies dhe politika e majtë progresive. Ndërkaq shqiptarët tashmë kanë shtetin e tyre kombëtar (Shqipërinë) dhe një tjetër shtet shqiptar (Kosovën), por nacionalizmi shqiptar shpesh përqendrohet në idenë e bashkimit kombëtar ose fuqizimit të shqiptarëve në Ballkan. Ky fakt krijon një dimension të ndryshëm nga nacionalizmi skocez.
Nacionalizmi skocez është kryesisht progresiv, socialdemokrat dhe pro-integrimit evropian. Ai fokusohet më shumë te politikat e mirëqenies dhe ndërtimi i një shoqërie më të hapur dhe gjithëpërfshirëse.
Nacionalizmi shqiptar, megjithëse ka elementë progresivë (sidomos në Kosovë me përpjekjet për integrim në BE dhe NATO e mbi të gjitha kontinuitetit të mendimit politik burimor e me theks socialdemorat të Lëvizjes Vetëvendosje, shpesh përzihet me një ndjenjë etnocentrike dhe historike për shkak të pasojave të copëtimit kombëtar.
Nacionalizmi ndër skocez ka një prirje progresive, duke u lidhur shpesh me politikat sociale, shtetin e mirëqenies dhe demokracinë e decentralizuar. SNP (Scottish National Party) përpiqet ta paraqesë Skocinë si një komb modern me një model nordik të zhvillimit.
Nga ky lloj nacionalizmi ka marrë shumëçka Lëvizja Vetëvendosje dhe po aplikon gjatë këtyre viteve sa është në pushtet.
Skocezët e shohin nacionalizmin e tyre si gjithëpërfshirës – ai nuk bazohet te etnia, por te identiteti qytetar skocez. Ka një qasje liberale ndaj emigracionit dhe multikulturalizmit.
Nacionalizmi shqiptar pavarësisht se ka elemente të theksuara të nacionalizmit progresiv, ai është shpesh më etnocentrik, duke u bazuar kryesisht në historinë dhe përkatësinë etnike. Megjithatë, ka progres në këtë rrafsh në vitet e fundit në përgjithësi në hapësirën shqiptare e me theks në Koosovë, ku në dekadën e fundit po formësohet nacionalizmi urban progresiv, ndoshta edhe për shkak të kontekstit ndërkombëtar.
Nacionalizmi skoz është kryesisht anti-Brexit dhe pro-BE. Një pjesë e madhe e tij bazohet te ideja se Skocia do të jetë më mirë si një shtet i pavarur brenda BE-së sesa si pjesë e Britanisë.
Nacionalizmi shqiptar fokusohet në rritjen e ndikimit shqiptar në rajon dhe integrimin në strukturat euro-atlantike, por ka edhe tendenca të forta anti-serbe dhe dyshime ndaj ndërhyrjes ndërkombëtare në disa raste. Skocezët bazohen te një narrativë e shtypjes nga Anglia dhe një dëshirë për vetëvendosje demokratike. Ndërkaq shqiptarët mbështeten shumë në historinë e ndarjes së territoreve, padrejtësisë ndërkombëtare dhe nevojës për ruajtjen e identitetit kombëtar.
Tek të dy popujt, nacionalizmi si ideologji kishte mëkuar Rilindjen kombëtare që për objektiv kishte krijimin e Shtetit-Komb, të fortë dhe të pavarur, por konteksti i tyre është i ndryshëm.
Skocia operonte brenda një sistemi demokratik britanik, ndërskaq shqiptarët në kohën e Rilindjes duhej të luftonin për ekzistencën e tyre në një ambient perandorak dhe ballkanik shumë të paqëndrueshëm, në përballje doktrinat ekstreme antishqiptare serbe dhe greke [Naçertania serbe dhe Magalo Idea greke]. Gjithsesi, në të dyja rastet, si në Skoci ashtu edhe në Shqipëri, nacionalizmi është parë si një mjet për të arritur një shoqëri më të drejtë dhe më të zhvilluar.
Si nacionalizmi progresiv skocez edhe ai shqiptar, kanë marrë shumë nga Revolucioni Francez [1789] dhe veçmas nga ideologu i tij Jean-Jacques Rousseau.
Por si ideologët e nacionalizmit progresiv skocez edhe ata shqiptar shquhen për qssjen që i bashkon aspiratat për vetëqeverisje me vlera sociale progresive, si barazia, drejtësia sociale dhe përfshirja demokratike.
Ky lloj nacionalizmi është veçanërisht i lidhur me Partinë Kombëtare Skoceze (SNP) dhe lëvizjet pro pavarësisë në Skoci dhe me Lëvizjen Vetëvendosje.
Disa nga ideologët dhe figurat më të shquara të nacionalizmit progresiv skocez janë:
John MacCormick (1904–1961) – që konsideroet një nga figurat kryesore në formimin e nacionalizmit modern skocez, që kontribuoi shumë krijimin e Scottish National Party (SNP) dhe më vonë të Scottish Covenant Association, e cila promovoi vetëqeverisjen skoceze.
Neil MacCormick (1941–2009) – Filozof dhe akademik i shquar i së drejtës, i cili argumentoi për pavarësinë skoceze brenda një kornize evropiane dhe demokratike.
Tom Nairn (1932–2023) – Akademik dhe teoricien i njohur për analizat e tij mbi nacionalizmin skocez dhe për idenë se dezintegrimi i Mbretërisë së Bashkuar ishte i pashmangshëm në një botë moderne.
Jim Sillars (1937–) – Ish-deputet dhe mendimtar i rëndësishëm i nacionalizmit skocez, i cili argumentoi për një qasje më socialiste ndaj pavarësisë.
Këto figura kanë ndikuar në zhvillimin e nacionalizmit progresiv në Skoci, duke e orientuar atë drejt një modeli demokratik, të hapur dhe të bazuar në vlera sociale.
Le të rikujtojmë se ideologët që ishin bartës të ilindjes sonë kombëtare [Jeronim De Rada, Jani Vreto, Zef Jubani, Pashko Vasa, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri e deri tek Josip Bageri i përkisnin rrymës liberale dhe mendimit progresiv.
Në këtë linjë mendimi janë kultivuar edhe brezi I ndërmjemë prej Hasan Prishtinës, Ismail Qemailit e deri tek Ukshin Hoti e Arbër Xhaferidhe pasuesit e tyre, që sot kryesisht janë në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por në historinë e mendimit politik dhe në zhvillimet politike në nivel të Europës vet nocioni mbi progresin shoqëror është relativisht i ri. Deri tek Revolucioni Francez [1789], shkruan filozofi holandez Rutger Bregmann, të gjithë shtetet në botë ishin të rreshtuara në pozicionin e shfrytëzimit të fuqisë punëtore me shtrëngim.1 Madje deri në vitin 1800 mbi një e katërta e popullsisë botërore që punonin në fusha, ishin thjeshtë shërbëtor të të pasurve.2 Më shumë se 90 përqind e popullsisë punonin në bujqësi, ndërkaq më shumë se 80 përqind jetonin në varfëri ekstreme.3 Në këtë kohë, në raport me këtë zhvillim të shoqërsë tek po shkruante kryeveprën e tij Kontrata shoqërore, Zhan zhak Ruso atë e fillon pikërisht me këtë fjali: “Njeriu është i lindur i lirë, dhe gjithandej ai është në zingjirë”, shkruante atbotë Rousseau.4
6. Dinamika multipolare në dritën e procesit të riorganizimit
Aftësitë dhe rezonimi politik në përputhje me interesin nacional të cilësdo forcë politike maten me mençurinë e shprehur programore, politike e qeverisëse në përputhje me interesat jetike të Kombit që garanton mençuria për lundrim në situata të reja, që d.t.th aftësi për përshtatshmëri ndaj rrethanave të reja gjeopolitike.
Nëse këti konkluzioni i shtojmë edhe një qëndrim francez, sipas të cilit vetëm ata shtete që kanë armë bërthamore (SHBA, Federata Ruse, Kina, Franca, Britania e Madhe, India, Pakistani, Izraeli dhe Koreja e Veriut) janë shtete sovrane5 – atëherë ky kuadër i ri politik global bëhet edhe më i qartë, ndërkaq aleanca ushtarake shqiptaro-kroate merrë konotacion shpjegues të plotë.
Në këtë kontekst, vërehet një tendencë se bota po i afrohet një epoke në të cilën dinamika multipolare (9 fuqitë bërthamore)6 është në proces të riorganizimit. Çështja është se a do të reduktohet në dominimin e tre liderëve të fortë, apo do të rikonstruktohet edhe BE – tok me Britaninë e Madhe dhe Francën në strumbullarin e dominancës si palë e katërt dhe a do të jetë Europa Juglindore domen i saj.
Në rast se mënjanohet poli i katërt – Europa, respektivisht nëse ajo ndahet në sfera të interesit mes SHB-ve dhe Rusisë, pak a shumë në ato linja që ishte në kulmin e prosperimit të BRSS-së, atëherë në të ardhmen e afërt, do të kishim krijimin e një “karteli politik” të tre superfuqive – SHBA-ve, Federatës Ruse dhe Kinës.
Në këtë rindarje në sfera të ndikimit do të kishim një realitet krejt të ri gjeopolitik (i bazuar në modelin e kartelit) ndërkaq në këtë ndarje Europa Juglindore, si tërësi, do të ishte pjesë e sferës së ndikimit amerikan.
7. Kur dominanca politike i nënshtrohet logjikës së merkantilizmit
Pas Luftës së Dytë Botërore, bota ishte ndarë kryesisht në dy zona të ndikimit:
- Perëndimi (SHBA, NATO, BE) – Kapitalistë dhe demokratë.
- Lindja (Bashkimi Sovjetik, Kina, dhe më vonë Rusia) – Komunistë dhe autoritarë.
Rindarja e këtij karteli politik në tri sfera të ndikimit: SHBA, Kinë dhe Rusi, nëse e pranojmë tashmë se ky kuadër hipotetik gjeopolitik në shqyrtim do të kishte një karakter imperialist, atëherë do ta kuptonim më qartë doktrinën e Donald Trump-it që ka në themel idenë e zgjerimit të kontrollit mbi shtetet e tjera me qëllim arritjen e supremacisë ushtarake, ekonomike dhe politike.
Në realitet dominanca politike në këtë rast praktikisht i nënshtrohet logjikës së merkantilizmit – një drejtim në teorinë ekonomike, doktrina dhe praktika e të cilit bazohen në pikëpamjen se përparimi ekonomik i një shteti mund të sigurohet përmes “tregtisë” në kurriz të vendeve të tjera “më të dobëta”, ku lejohen të gjitha mjetet e konkurrencës – nga mbrojtja doganore, deri te resurset e caktuara të luftës, siç po e shohim se po e aplikon Trump-i edhe në raport me partnerët.
Në historinë e ndarjeve të zobnave të interesit dhe ndikimit mes superfuqive Shqipëria fillimisht ishte në bllokun komunist me Jugosllavinë (deri në 1948), pastaj u lidh me Bashkimin Sovjetik (deri në 1961) dhe Kinën (deri në 1978), përfundimisht duke mbetur e izoluar deri në vitet ‘90.
Ndërkaq Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë, një lloj kolonie moderne e Serbisë, ku gëzonte autonomi deri në vitet ‘80, kur regjimi serb e shtypi këtë autonomi dhe aplikoi pastaj për një dekadë të tërë [1989-1999] apart’heijdin në zemrën e Europës [!] dhe për turpin e Europës, derisa u krijuan bërthamat e para të UÇK-së dhe imponuan një ndryshim të thellë, meqë ato çuan drejt luftës së vitit 1999, kur qe implikuar ndërhyrja e NATO-s, duke i hapur kështu rrugë pavarësisë në vitin 2008.
Çlirimi i Kosovës i hapi rrugë rikthimit të plotë të shqiptarëve në familjen e vet kulturore, politike e ushtarake – në Europë. Ndërkaq antarësimi i Shqipërisë politike në NATO më 4 prill 2009 shënoi një moment historik jo vetëm në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, por edhe në kontekstin më të gjerë të integrimit euro-atlantik dhe rikthimit të shqiptarëve në familjen evropiane.
Ky proces duhet të shihet edhe si një kontribut I lloit të vet drejt unitetit shpirtëror dhe kulturor të Kombit. Ai ndihmon në ruajtjen dhe forcimin e identitetit kombëtar shqiptar në Evropë, duke krijuar më shumë mundësi për bashkëpunim ndërkulturor.
8. Nacionalizmi modern shqiptar
Nacionalizmi modern u zhvillua në Evropë sidomos në shekullin XIX, kur kombet kërkuan pavarësi dhe sovranitet shtetëror. Shqiptarët, të ndikuar nga këto lëvizje, formuan Lidhjen e Prizrenit (1878) për të mbrojtur territoret shqiptare nga copëtimi. Megjithatë, fuqitë e mëdha të kohës, sidomos Perandoria Osmane, Austro-Hungaria, Rusia dhe më vonë shtetet fqinje (Serbia, Greqia, Mali i Zi), ndanë tokat shqiptare në Konferencën e Londrës (1913), duke lënë jashtë kufijve të Shqipërisë një pjesë të madhe të shqiptarëve.
Në shekullin XX, nacionalizmi shqiptar u përqendrua në bashkimin e shqiptarëve të ndarë mes shteteve të ndryshme. Shqipëria dhe Kosova u gjendën nën regjime të ndryshme: Shqipëria kaloi nga monarkia në diktaturën komuniste (1944-1991), ndërsa Kosova mbeti nën sundimin serb deri në qershor 1999, duke kaluar më pas një dekadë pothuajse nën administrimin ndërkombëtar [UNMIK] derisa shpalli pavarësinë e saj në 2008.
Nacionalizmi shqiptar, si fenomen modern, u formësua në kontekstin e shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, duke u ndikuar nga lëvizjet nacionaliste evropiane dhe nga proceset e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Synimi kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte krijimi i një shteti të pavarur kombëtar, bazuar në identitetin gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve.
Kombi është produkt i nacionalizmit progresiv modern, i kultivuar në ndërgjegjen e mileut të civilizimit perendimor si nacionalizëm human, që Winkler (1992: f 12) e quante si instrument për emancipimin e Kombit dhe ralizimin e qëllimeve progresive, siç është e drejta për vetëvendosje.7
Një nga format më të rëndësishme të organizimit nacionalist shqiptar do të jetë bashkimi në trajtën e një Federate Shqiptare, e cila po lind si rezultat i përpjekjeve për të bashkuar shqiptarët rreth një platforme të përbashkët politike, ushtarake dhe kulturore.
Nacionalizmi shqiptar dhe Federata Shqiptare do të formësohen nga një kombinim i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Në nivel të brendshëm, gjuha, traditat dhe historia e përbashkët shërbejnë si faktorë unifikues. Bartës i saj do të jetë, si në periudhën e Rilindjes Kombëtare, e Majta progresive liberale. E djathta reale, që tashmë egziston vetëm si embrion i përqëndruar në ca partiza, do ta mbështesë këtë proces, e ndërgjegjshme se nuk ka peshën e duhur për të marrë rol drejtues. Në anën tjetër, ndërhyrjet e fuqive të mëdha dhe interesat e shteteve fqinje që për një shekull të tërë e pamundësuan dhe ndërkohë po e komplikojnë këtë proces, në rirreshtimin gjeopolitik që po ndodhë, nuk ka gjasa ta pengojnë tutje.
Në përfundim, Federata Shqiptare, si produkt i nacionalizmit shqiptar, do të luaj rol vendimtar në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar dhe prosperimin e Kombit si tërësi, duke përfshi në këtë kuadër edhe mërgatën.
Sot, Shqipëria dhe Kosova janë pjesë e zonës perëndimore: Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe synon anëtarësimin në BE. Kosova është e pavarur, por ende nuk është njohur nga të gjitha shtetet ndërkombëtare dhe ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të bllokadave nga Serbia dhe Rusia, por edhe nga një lagje shtetesh të BE-së [pesë sosh] që ende nuk e njohin.
Në një botë të ndarë midis Perëndimit dhe fuqive rivale si Rusia dhe Kina, Shqipëria dhe Kosova janë të lidhura ngushtë me SHBA dhe BE, por përballen ende me sfida gjeopolitike dhe ekonomike.
Shqipëria është një aleate e ngushtë e SHBA-së, anëtare e NATO-s dhe në proces të negociatave për anëtarësim në BE. Politika e jashtme e Tiranës shpesh përpiqet të balancojë mbështetjen ndaj SHBA-së me angazhimin ndaj Brukselit. Në raste të përplasjeve mes BE-së dhe SHBA-së, Shqipëria, në përputhje me interesat nacionale ka prirje të ndjekë linjën amerikane, por pa prishur marrëdhëniet me BE-në.
Kosova mbështetet shumë tek SHBA për sigurinë dhe njohjen ndërkombëtare. Ndërkaq BE ka një qasje disi të mefshtë ndaj Kosovës, sidomos për shkak të mosnjohjes nga pesë shtete anëtare (Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro). Përplasjet e fundit mes Uashingtonit dhe Brukselit sigurisht se e vendosin Prishtinën në një pozitë të vështirë.
Në këto rrethana duhe ttë veproj lidershipi shqiptar ndërkaq aleanca ushtarake shqiptaro-kroate e arritur ndërkohë është hapi i parë i hedhur në drejtimin e duhur dhe plotësisht në përputhje me interesat jetike nacionale. Kjo d.t.th. se ne duhet të jemi tutje besnik ndaj aleancave, por të fokusuar në sigurinë tonë dhe tek interesat tona.
Nacionalizmi shqiptar, si fenomen modern, u formësua në kontekstin e shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, duke u ndikuar nga lëvizjet nacionaliste evropiane dhe nga proceset e shpërbërjes së Perandorisë Osmane. Synimi kryesor i nacionalizmit shqiptar ishte krijimi i një shteti të pavarur kombëtar, bazuar në identitetin gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve.
Një nga format më të rëndësishme të organizimit nacionalist shqiptar do të jetë bashkimi në trajtën e një Federate Shqiptare, e cila po lind si rezultat i përpjekjeve për të bashkuar shqiptarët rreth një platforme të përbashkët politike, ushtarake dhe kulturore.
Nacionalizmi shqiptar dhe Federata Shqiptare do të formësohen nga një kombinim i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Në nivel të brendshëm, gjuha, traditat dhe historia e përbashkët shërbejnë si faktorë unifikues. Bartës i saj do të jetë, si në periudhën e Rilindjes Kombëtare, e Majta progresive liberale. E djathta reale, që tashmë egziston vetëm si embrion i përqëndruar në ca partiza, do ta mbështesë këtë proces, e ndërgjegjshme se nuk ka peshën e duhur për të marrë rol drejtues. Në anën tjetër, ndërhyrjet e fuqive të mëdha dhe interesat e shteteve fqinje që për një shekull të tërë e pamundësuan dhe ndërkohë po e komplikojnë këtë proces, në rirreshtimin gjeopolitik që po ndodhë, nuk ka gjasa ta pengojnë tutje.
Në përfundim, Federata Shqiptare, si produkt i nacionalizmit shqiptar, do të luaj rol vendimtar në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar dhe prosperimin e Kombit si tërësi, duke përfshi në këtë kuadër edhe mërgatën.
Bashkimi Evropian (BE) është duke punuar në ngritjen e një arkitekture të re të sigurisë, me synimin për të reduktuar varësinë nga Shtetet e Bashkuara dhe për të rritur blerjet e armëve evropiane.8 Në këtë kontekst, presidenti francez Emmanuel Macron ka theksuar se arkitektura e re e sigurisë duhet të marrë parasysh shqetësimet e Rusisë dhe t’i ofrojë asaj garanci sigurie, nëse Moska kthehet në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.9
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, ka deklaruar se Evropa do të duhet të ndërtojë një arkitekturë të re të sigurisë, duke pasur parasysh ndryshimet e shpejta në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe se Rusia do të kërkojë të sigurojë interesat e saj në këtë proces.10
Shqipëria tok me Kosovën e bashkuar në trajtën e një Federate Shqiptare më vete, do të kishin vendin e tyre meritor edhe në Autonominë strategjike të Sigurissë Europiane. Ndërkaaq, më pas, mundësisht brenda një periudhe sa më të shkurtër, do të mund të luaj rolin e një ndërmjetësi mes SHBA-së dhe BE-së në Ballkan, duke qenë pjesë e korpusit Anglosakson dhe njëkohësisht edhe e BE-së.
Përfundim
Në dritën e mendimit gjeopolitik mbi thellësinë strategjike të Europës, Ballkani, me theks Shqipëria dhe shqiptarët, ishin trajtuar si një kufi mbrojtës. Shqipëria e tillë ishte që në epokën e Gjergj Kastriotit. Ndërkaq në epokën e krijimit të shteteve moderne – fundi i shekullit XIX-të dhe atij XX-të, ishin qarqet politike gjermane, me theks ato austriake, që ia njihnin këtë rol shqiptarëve, prndaj mbështetën barëtsit e ideologjisë së nacionalizmit progresiv shqiptar dhe insistuan që të krijohej Shteti Shqiptar në një territor sa më të gjerë, ndërkaq në fund të shekullit XX-të kontribua ndjeshëm në çlirimin e Kosovës.
Roli i Shqipërisë dhe Kosovës në optikën e Bashkimit Europian dhe popujve gjermanik ka evoluar ndjeshëm, por mbetet i lidhur me konceptin e thellësisë strategjike. Nëse dikur shqiptarët shiheshin si një kufi mbrojtës për Perëndimin kundrejt Perandorisë Osmane, sot rajoni shihet përmes prizmit të stabilitetit, sigurisë dhe integrimit europian.
BE-ja sheh Shqipërinë dhe Kosovën si faktorë kyç në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Krizat si ajo në Bosnjë, tensionet Serbi-Kosovë apo ndikimi i aktorëve të tretë (Rusia, Kina, Turqia) i bëjnë të rëndësishme dy republikat tona për strategjinë e BE-së. Ndërkaq në luftën kundër ndikimeve të jashtme Shqipëria dhe Kosova nga Brukseli shihen si një pengesë e natyrshme ndaj ndikimit rus në Ballkan dhe si partnerë të besueshëm të Perëndimit.
Sot, Shqipëria dhe Kosova nuk shihen më thjesht si “kufi mbrojtës” i Europës, por si faktorë aktivë në arkitekturën e sigurisë dhe integrimit europian. Roli i tyre si aleatë strategjikë të Perëndimit vetëm sa po rritet, veçanërisht në kontekstin e sfidave gjeopolitike që po përballet Europa.