-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria 16 vite në NATO

Kryesoret

Shqipëria shënon 16 vite nga anëtarësimi në NATO. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti me një mesazh në rrjetet sociale anëtarësimit e Shqipërisë në NATO.

“16 vjet në NATO. Shqipëria feston sot me krenari 16-vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të sukseshme të mbrojtjes kolektive, NATO. Në këto 16 vite Shqipëria ka dëshmuar se është anëtare e denjë e aleancës me kontribute dhe pjesëmarrje aktive në misione dhe operacione të NATO-s.

Shqipëria do vijojë të jetë e përkushtuar ndaj aleancës euro-atlantike për të  patur një NATO të fortë, të bashkuar dhe solidare”, u shpreh Kreu i Shtetit në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani shprehet se këto 16 vite janë një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin e vendit.

“16 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO. Një rrugëtim që reflekton forcën, sigurinë dhe solidaritetin. Krenarë që gjendemi pranë aleatëve tanë për një të ardhme me të sigurt”, shkruan Hasani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit