Shtëpia e Bardhë po përgatitet për atë që e quan “Dita e Çlirimit” të mërkurën, kur presidenti, Donald Trump të bëjë publike tarifat për të cilat ai premton se do ta çlirojnë SHBA-në nga mallrat e huaja.
Gjatë një konference për shtyp të martën, sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt ka këmbëngulur se tarifat do të funksionojnë për amerikanët.
“Ato nuk janë të gabuara. Do të funksionojnë dhe presidenti ka një ekip të shkëlqyer këshilltarësh që i kanë studiuar këto çështje për dekada”, është shprehur Leavitt.
Trump raportohet se i ka ftuar shefat ekzekutivë të kompanive në Shtëpinë e Bardhë për t’u thënë se po investojnë qindra miliarda dollarë në projekte të reja për të shmangur taksat e importit.
Është gjithashtu e mundur që tarifat të jenë jetëshkurtër nëse Trump arrin ndonjë marrëveshje me shtetet e tjera, pasi t’i vendosë ato.