-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Dodik takohet me Putinin: Rusia është garantuese e marrëveshjes së paqes

Kryesoret

Vladimir Putin ka pritur sot presidentin e Republikës Srpska Milorad Dodik, tha zëdhënësi presidencial rus Dmitry Peskov.

Putin u takua me Dodikun në zyrën e tij ekzekutive në Pallatin e Senatit dhe presidentët shtrënguan duart.

“Më vjen mirë që ju shoh në Moskë”, tha Putin në fillim të bisedës.

Pas takimit, Dodik shkroi në X se Putini i tha që Rusia do të avokojë për ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë edhe punën e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.

“Rusia është garantuese e marrëveshjes së paqes dhe Putin e tha këtë në takim. Ai shtoi se, në këtë kuadër, Rusia do të avokojë për përfundimin dhe ndalimin e punës së institucioneve ndërkombëtare, veçmas të Përfaqësuesit të rremë të Lartë, ose, siç i referohet ai, Përfaqësuesit jolegjitim”, tha Dodik.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit