-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditje Shqipëri–Itali ndaj grupit të Igli Kamberit, prokurori italian: Kanë kryer edhe vrasje

Kryesoret

SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Barit ka goditur një grup të dyshuar kriminal të drejtuar nga Igli Kamberi, që dyshohet se ka vepruar mes Shqipërisë dhe Italisë në aktivitete të paligjshme financiare.

Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 milion euro, si dhe një sërë pasurish të luajtshme dhe të paluajtshme, përfshirë biznese dhe llogari bankare që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal.

Grupet kriminal operojnë përtej territorit shqiptar dhe kanë marrë rol lidershipi. Në kuadër të këtij roli lidershipi ka nisur procesi i delokalizimit të krimit shqiptar. Është fjala për një grupi të strukturar kriminal që operon në Shqipëri. Ky grup ka kryer vrasje në Itali. Kemi dhe këtu mafie, që lidhet me kodet e tyre edhe si sillen. Edhe lidhje familjare edhe lidhje kriminale, besim, nder. Interesant në këtë hetim, që ai që akuzohet për këtë vrasje e justifikon këtë ekzekutim duke thënë sepse nuk është zbatuar rregullat e një kontrate por të një familjeje, kemi një transferim edhe çështje kulturore, tradita, marrëdhënie raporti i një lloj matrice mafioze dhe mënyra që pë4rdorin. Këto të dhëna kanë të bëjnë me modernen, me njohur shumë të mira teknologjike, edhe investimet që bëjnë, me procese spekulative dhe transferojnë në Shqipëri fitimin e paligjshëm. Ka pasur fillimisht edhe përfshirje të një prokurorie të një qyteti tjetër. Model sinergjik që bëmë së bashku dhe bëmë lidhjen si funksiononte dhe arritëm të kuptonim me këtë fenomen. Vetëm së bashku kuptojmë fenomenin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit