Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në listën e qarkut të Tiranës, Klevis Balliu ka zhvilluar takim me bizneset në zonën e Astirit.
Balliu me anë të një postimi në rrjete sociale shprehet se me programin e Partisë Demokratike çmimi i energjisë elektrike do të ulet nga 24 në 6 kilovat.
Ai tha se në çdo biznes ku ka një xhiro prej 500 eurosh dita do të paguajë zero taksë.
Gjithashtu bëri thirrje që të votojnë numrin 1 për Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
“Biznesi i vogël nuk do të 💰taksohet më shumë se 1% i xhiros vjetore nga pushteti lokal.
📍 Takim me bizneset në Astir.
📣 Biznesi i vogël po përqafon 📝 programin e Partisë Demokratike ku çmimi i energjisë do të ulet ⤵️ nga 24 lek në 6 kilovat. Në çdo 🏪 biznes ku ka nje xhiro prej 500€ dita do të paguajë 0️⃣ taksë përpost faktit që pushtetit lokal do t’i ndalohet me ligj taksimi me mbi 1% e xhiros vjetore.
🗳️Voto numri 1️⃣ Aleancën për Shqipërinë Madhështore.”, shkruan Balliu.