-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Bajrajt janë bankomati i Edi Ramës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Bajrat janë bankomati i Edi Ramës. Berisha thotë se Rama e ka marrë Shkodrën dhe e ka zhveshur nga të gjitha institucionet.

Sipas tij, Rama i ka hequr arkivën dhe kadastrën Shkodrës, si dhe përpiqet që ta reduktojë sa më shumë. Berisha garanton që pasi të fitojë në vitin e parë, Kukësi do të ketë stadiumin e mbyllur lojërave.

“Qëndrimi që mban ndaj Shkodrës është atëror. Përdorën një stil të diktaturëve ndaj zonave armiqësore për të rrënuar. Shkodrës në vitet 1998-99 i pritej në 80% energjia. E rrënuan, vazhdon po këtë politikë. Kryetari i bashkisë varet nga Dobraçi.

Deputetët që garojnë varen nga Dobraçi. Bajrajt janë bankomati i Edi Ramës. Shkodrën e merr dhe e zhvesh nga të gjitha institucionet. I ka hequr arkivën, kadastrën Shkodrës dhe përpiqet që ta reduktojë sa më shumë. Këto qëndrime marrin fund dhe rikthim të fuqishëm në të drejtën e saj. Të nxjerrësh një ekip me përformacë botërore dhe ta injorsh është dëshmi e urrejtjes.

Ju garantoj që Kukësi në vitin e parë do të ketë stadiumin e mbyllur lojërave. Do të ketë një status për sportistët. Urdhëro 20 vite pa sigurime. Mafia e sportit do të marrë ndëshkim. Do të bëjmë një pastrim të shtëpisë nga mafia në të gjitha fushat.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit