12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Dosja e tmerrshme me faktet dhe lidhjet e Benet Becit

Kryesoret

Nga Shkodra, Sali Berisha akuzoi kryetarin e bashkisë, Benet Becin dhe mbrojti Bardh Spahinë që sot ishte në gjyq. Paralajmëroi fakte të forta kundër Becit.

“Shkodra ka ditur të triumfojë gjithmonë mbi diktatorët dhe diktaturat. Kësaj here, Shkodra do u japë leksionin më të merituar atyre që menduan se mund ta nëpërkëmbin.

Shkodra është bastion i përjetshëm i vlerave të konservatorizmit, i besimit tek Zoti, tek familja, tek atdheu. Këtu këto vlera nuk kanë vdekur kurrë dhe nuk vdesin kurrë.

Këto janë vlerat themelore të lirisë, këto janë vlerat themelore të konservatorizmit. Shkodra është djepi i tyre.

…Zoti Spahia na nderon në Shkodër. Dhe shpejt qytetarët e Shkodrës do marrin vesh se kush është ai që i qeveris aty, se çfarë përfaqëson bashkiaku i Dobraçit.

Do e mësojnë shumë shpejt. U jap fjalën se qytetarët e Shkodrës do mësojnë shumë shpejt se ç’përfaqëson Beci i Dobraçit.

Kurse Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin, ka mbrojtur kodin e një zyrtari, i cili nuk mund të pranojë delinkuentë në administratë.

Pra, ai proces na bën nder të gjithëve ne dhe i bën nder Shkodrës dhe çdo qytetari.

Tani, e vërteta është që ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin, me të cilën e mban peng Edi Rama.

Por ne jemi kundër politikës së pengjeve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit