7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha kap ngushtë SPAK-un: Sa hetime keni për krimet zgjedhore?

Kryesoret

Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut informacion se sa hetime janë nisur për krimet zgjedhore. SPAK ngriti një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor në janar 2025 dhe lidhi marrëveshje bashkëpunimi me KQZ-në.

Letra e PD-së

Kërkesë për informacion

Nga:

  1. Franci NURI, Drejtues i Departamentit të Drejtesisë në Partinë Demokratike. Me adresë komunikimi: Partia Demokratike, Bulevardi “Zhan d’Ark”, nr. 11, Tiranë dhe E-mail: pd@rithemelimi.com

Baza ligjore:

Ligji Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar; Ligji Nr. 8580, datë 17.02.2000 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar.

Drejtuar:

STRUKTURA E POSAÇME KORRUPSIONIT DHE KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK)

  1. Dumani,

Në janar të vitit 2025 SPAK ka ngritur një task forcë të dedikuar për hetimin e krimit zgjedhor. Gjithashtu, kemi marrë dijeni se SPAK ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me KQZ për hetimin e krimeve zgjedhore. Sot që kanë kaluar dy muaj nga krijimi i saj si dhe pak ditë para nisjes së fushatës zyrtare zgjedhore, kërkojmë informacion për sa më poshtë vijon:

Sa hetime ka nisur SPAK për krime zgjedhore nga janari i vitit 2025 deri në ditën e përgjigjes tuaj?

Sa nga këto hetime i keni nisur me iniciativën tuaj (kryesisht) dhe sa kanë ardhur si rrjedhoje e denoncimeve/ kallëzimeve?

Duke ju falenderuar,

DREJTUESI I DEPARTAMENTIT TË DREJTËSISË NË PARTINË DEMOKRATIKE

Franci NURI

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit