Nuk ka liri, gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Eria Agon, të dashurën e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim i ndodhur në vitin 2018.
Lidhur me vrasjen e Fatbardh Licit, u arrestua më 21 shkurt Safet Bajri. Ndërsa 5 ditë pas tij u prangos edhe Eria Ago, e cila dyshohet se drejtoi një prej makinave të përdorura në atentatin e bujshëm.
Eria Ago ka marrë me makinë dhe ka sjellë në Tiranë, Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër pas krimit, sipas SPAK-ut.