Presidenti Bajram Begaj në rrjetin e tij social ka psotuar një video nga pamjet ku Presidenca është bërë në ngjyrë blu me rastin e Ditës Botërore të Autizmit.
Begaj shprehet se iu bashkua institucioneve në mbarë botën, që ndriçohen me ngjyrën blu, për nxitjen e mundësive të barabarta dhe për të promovuar gjithëpërfshirjen.
“Nevojitet më shumë dialog dhe bashkërendim i punës së institucioneve përgjegjëse për politika që i ndihmojnë ata. Shoqëria duhet të mbështesë më shumë prindërit e tyre për të hequr pengesat që ata hasin, si dhe për të krijuar një mjedis pranues e pozitiv, ku ndihma të jetë fokusi kryesor”, thotë Begaj.