Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij.
Rasti e konfirmuar Policia e Kosovës. Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë.
Zëdhënësi i Policisë tha se në vendngjarje kanë arritur njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, i cili e ka transportuar në Qendrën e Mjekësisë, por pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, pjesëtari i Policisë ka ndërruar jetë, gjë që është konfirmuar nga mjekët.