-sidi education-spot_img
18 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova do marrëveshje strategjike të mbrojtjes me Mbretërinë e Bashkuar

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në Kosovë sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, Osmani i ka kërkuar Mbretërisë së Bashkuar marrëveshje strategjike në fushën e mbrojtjes.

“Do të vazhdojnë diskutimet në mes të dy ekipeve tona, për ta konkretizuar këtë marrëveshje dhe për ta nënshkruar sa më parë që të jetë e mundur. Ka hapësirë të jashtëzakonshme për fuqizim të mëtejshëm të aleancës sonë dhe prezencë edhe akoma më aktive të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe anasjelltas”, ka thënë Osmani.

Ndërsa sekretari Lammy ka kërkuar angazhim në dialogun me Serbinë dhe adresim të nevojave të qytetarëve, në veçanti të serbëve.

“Duam normalizim të qëndrueshëm, paqësor mes Kosovës dhe Serbisë. Mbretëria e Bashkuar është padyshim kontribuues i madh në KFOR. Është plotësisht qenësore për sigurinë e juaj dhe shpresoj që qeveria e ardhshme do t’i adresojë të gjitha nevojat e qytetarëve, përfshirë edhe duke bërë progres në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhim të fuqishëm në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë sekretari Lammy.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit