Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e El Salvadorit në Kosovë, Rhina Bardi me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.
Osmani e uroi ambasadoren Bardi për emërimin e saj dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të El Salvadorit ndaj Kosovës.
Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e lidhjeve në fusha të ndryshme.
Gjithashtu theksoi edhe rëndësinë e promovimit të investimeve të sektorit privat, nxitjes së ndërmarrësisë dhe organizimit të forumeve ekonomike për t`i afruar bizneset dhe institucionet e të dy shteteve.