12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“U vra pabesisht”, i jepet lamtumira e fundit rreshterit policor Muhamed Lika

Kryesoret

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit e rreshterit policor Muhamed Lika, i vrarë në rrethana të paqarta mbrëmjen e djeshme në Kaçanik.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, vrasjen e policit e ka cilësuar si akt kriminal kundër shtetit të Kosovës.Ai ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet sa më shpejt dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

“Bëj thirrje që ky rast, ky atentat mbi shtetin e Kosovës të zbardhet sa më shpejt dhe kriminelët duhet të marrin përgjigjen më të ashpër, e merituar, që ata të kapen sa më shpejt, të gjykohen e të marrin dënimin e merituar…. Muhamedi luftoi për lirinë e Kosovës, nuk ishte vetëm i familjes Lika, ishte vëllai jonë, dhe si të tillë e kemi përjetuar me pikëllim edhe ndarjen e tij nga jeta. Dhe vendim shumë i drejtë, shumë i mirë që po varroset pikërisht këtu ku janë dëshmorët, sepse Zoti deshi që ai të mbijetonte në luftë, por në çdo sekondë ka mundur të jetë bashkë me shokët e tij që ranë dëshmorë dhe u flijuan për Kosovën”, tha Konjufca.

Ndërsa zv.ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se janë duke punuar për kapjen sa më parë të autorit/autorëve.

“Vrasja e rreshter Muhamedit është goditje për të gjithë ne, sepse sulmi ndaj uniformës së Policisë së Kosovës është sulm ndaj institucioneve dhe Republikës sonë. Në historinë e përpjekjeve të pareshtura të popullit tonë për çlirim në ballë kanë qenë luftëtarët, luftëtar siç ishte Muhamedi që me guxim e sypatrembur u rezistuan përpjekjeve gjenocidale të Serbisë. E në historinë e ngritjes dhe forcimit të Republikës tonë të lirë e të pavarur, janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, jeta e të cilëve është çdo ditë e moment në shërbim të jetës dhe sigurisë sonë. Pjesëtar i tillë shembullor ishte Muhamedi, deri në momentet e fundit të jetës së tij. Rënia e tij në detyrë është lartësimi i jetës së tij dhe përjetësimi i veprës së tij për vendin tonë.”, tha ai.

Gjithashtu ka reaguar edhe drejtori i olicisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha tha se ky akt kriminal është një sulm ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë, derisa ka kërkuar reagim të fortë nga të gjitha institucionet e vendit. Ndërsa përfaqësuesi i organizatës së veteraneve të UÇK-se, Xhabir Zharku ka vlerësuar lart figurën e rreshterit Muhamed Lika.

Po ashtu edhe kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë dhe prokurorisë që sa më shpejt autorët e krimit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit